Kreu i PD-së, Lulzim Basha ishte i pranishëm në kuadër të homazheve për 20 vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit.
Gjatë fjalës së tij Basha u shpreh se pushteti i lidhur me krimin është pengesa për ëndrrën e Azemit për Shqipërinë si gjithë Evropa
“Të shprehim vendosmërinë tonë, në ndër të gjithë shqiptarëve dhe Azemit, se nuk do i nënshtrohemi së keqes, të zotohemi para Azemit se do ta pastrojnë politikën nga krimi për ti hapur vendit rrugën e bllokuar, se në vend do të ketë edhe liri dhe demokraci, ëndrra jote na udhëheq në betejën për fitoren e së mirës ndaj se keqes”- tha Basha.
Sipas tij Azem Hajdari kujtohet në një 20 vjetor që na mori njeriun, por na dha legjendën e tribunit të heroit të demokracisë.
“E kujtojmë sot Azemin si njeri, si prind, si bashkëshort, shok, mik, qytetar, e respektojmë si lider, simbol të kurajës për liri, dinjitet. Jeta e shkurtër por e plotë e tij duhet të na nxisë, Azemi tregoi se para robërisë, dhunës, nuk duhet heshtur, por lutuar.
Sot në mënyrë tragjike e epike na bën të reflektojmë për të keqen që i vjen shoqërisë dhe kombit kur bandat nënshtrojnë politikën e qytetarët. Pushteti i lidhur me krimin është pengesa për ëndrrën e Azemit për Shqipërinë si gjithë Evropën”, tha Basha.
Fitore Pacolli emëron drejtorin e Autoritetit Rajonal të Pel...
Delegacioni i DEA-s takohet me Policinë e Kosovës, diskutohe...
Spitali i Ferizajt jep detaje për rastin tragjik: Nëna e fos...
Maqedonci takon ministrin britanik të Mbrojtjes në Turqi, fl...
Rama në Kongresin Botëror të Ligjit: Integrimi në BE çelësi ...
Nisin punimet për rindërtimin e rrugës Kijevë-Malishevë