Publicistja, Flaka Surroi ka pohuar se udhëheqësit politikë të Luginës do të bënin mirë sikur të bashkoheshin në një front politik dhe të luftonin për të drejtat e tyre në Serbi.
Surroi ka shtuar se ata nuk duhet të i besojnë përrallave të presidentit Hashim Thaçit. Këto komente, Surroi i bëri në profilin e saj në ‘Facebook’.
Më poshtë shkrimi i plotë i Flaka Surroit:
Udhëheqësit politikë të Luginës do të bënin mirë të bashkoheshin në një front politik e të luftonin për të drejtat e tyre në Serbi, e mos t’u besojnë përrallave të Hashimit.
Me gjasë nuk duan të kuptojnë se Hashimi do që t’i shfrytëzojë si monetë kusurimi për gud gajs agriment!Ndryshe, gjatë ditë së djeshme liderët e Luginës kanë zhvilluar një takim me presidentin Hashim Thaçi. Pas takimit, ata kanë propozuar edhe një rezolutë, përmes së cilës kërkohet bashkimi i Luginës me Kosovën.
SBASHK: Dalja në marsh është akt moral dhe qytetar
“Trafiku Urban” në Prishtinë hyn në grevë, kërkon përmirësim...
Kushtetuesja refuzon sërish Thaçin, tash për rastin e admini...
Edi Rama në takim me Papa Leonin XIV, një hap i rëndësishëm ...
Miratohet Buxheti i Prishtinës
Kryetari i Fushë Kosovës pret në takim qytetarët për të dëgj...