Policia e Kosovës, ka ndaluar dje në pikën kufitare të Merdares, Arnaul Guillon, të cilin nuk e ka lejuar që të hyjë në territorin e Kosovës.
Kjo është bërë me urdhrin e autoriteteve në Prishtinë, që ia kanë ndaluar hyrjen në vend serbo-francezit, që në Serbi, thonë se merret me çështje humanitare.
“Mund të ju konfirmojmë se me vendim të institucioneve kompetente të Kosovës, është ndaluar një person dhe pas përfundimit të procedurave të parapara ligjore të njëjtit i është refuzuar hyrja në Kosovë”, ka thënë për klankosova.tv, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
Pas kthimit në Beograd, Guillon, ka akuzuar Policinë e Kosovës se e ka trajtuar si kriminel, duke thënë poashtu se ka dëmtuar imazhin e tij..
Në anën tjetër ish ministri i Jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi, ka mirëpritur vendimin e autoriteteve vendore për t’ia ndaluar hyrjen, Guillon.
“Lexova që Policia e Kosovës ia ka ndaluar hyrjen Arnaud Guillon (Arno Gujon), njërit prej ish liderëve të grupit supremacist të bardhëve në Francë, “Bloc Identitaire”. Ministria e Jashtme duhet t’i bëjë atij ndalim të përhershëm. Puna e tij nuk është humanitare, është sektare dhe ka për qëllim nxitjen e mosmarrëveshjeve dhe mbjelljen e urrejtjes”, ka shkruar ai në Twitter.
Kurti premton projekte madhore për Drenasin: Poliklinikë, Di...
Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave trajtoi 38 raste b...
Gerrard i gatshëm ta marrë drejtimin e Liverpoolit nëse Slot...
Hapet vrimë e madhe në një kanal në Britani, shpallet gjendj...
Dy orë përpara protestës të thirrur nga PD-ja, qindra forca ...
Agron Qalaj rizgjedhet ushtrues detyre i Kryeprokurorit të S...