Gjashtë gra të tjera kanë akuzuar për ngacmim seksual ish-drejtuesin e korporatës mediatike CBS, Les Moonves duke çuar në 13 numrin akuzueseve, për ngjarje që kanë ndodhur vite më parë.
Les Moonves, i cili dha dorëheqjen të dielën, i ka hedhur poshtë akuzat si të pavërteta. Ndërkohë nën shënjestrën e kritikëve është vënë një deklaratë e anëtarëve të bordit të CBS-it, ku falenderohet Les Moonves për arritjet e tij dhe krijimin e një skuadre të fortë menaxhimi.
Sot drejtuesi i rrjetit mediatik CBS nuk është më në detyrë, ndërsa ka shpërthyer një valë e re akuzash për ngacmime seksuale dhe intimidim. Në një artikull të sapo publikuar në revistën “New Yorker” 6 gra të tjera kanë dalë me akuza kundër Les Moonves, i cili e ka drejtuar kompaninë mediatike për dy dekada./tch/
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...
Lëvizja Vetëvendosje mban sonte tubimin përmbyllës zgjedhor ...
KQZ mban tri konferenca për media gjatë ditës së votimit në ...
Pacolli kritikon sistemin gjyqësor në Shqipëri: Po sfidohen ...
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira