Rrjeti i Grave të Kosovës ka mbajtur një protestë para Gjykatës së Apelit në Prishtinë ku kanë kërkuar drejtësi për Donjeta Pajazitajn, vajzës nga Strellci e cila u vra më 9 nëntor të vitit 2015.
Adelina Berisha nga Rrjeti i Grupit të Grave, ka thënë se e kanë organizuar këtë protestë për të kërkuar nga institucionet e drejtësisë që të marrin seriozisht rastin e Donjeta Pajazitajt.
“Jemi dal në këtë protestë paqësore t’u bëjmë thirrje institucioneve të drejtësisë që ta marrin seriozisht rastin e të ndjerës të rishikojnë edhe një herë të gjitha gjetjet nga Gjykata Themelore në Pejë e cila e shpalli të pafajshëm të dyshuarin kryesor. Ne bëjmë thirrje që të shikohet edhe njëherë nëse ky vendim ka qenë i drejtë dhe të shihet në rast nëse ai i dyshimtë nuk është shkaktari i vrasjes të gjendet vrasësi i Donjetës dhe ai të sillet para drejtësisë”, tha ajo.
Berisha tha se po kërkojnë drejtësi edhe për të gjitha rastet e dhunës në baza gjinore.
“Sot kemi dalë t’i përkrahim familjarët dhe të bëjmë më shumë presion tek organet e drejtësisë jo vetëm për këtë rast por edhe të gjitha rastet e dhunës në baza gjinore që të merren seriozisht dhe të trajtohen seriozisht dhe të gjenden ushtruesit e dhunës”, tha Berisha.
Për vrasjen e Donjeta Pajazitajt ishte arrestuar si i dyshuar kushëriri i saj Naser Pajazitaj, por i njëjti është shpallur i pafajshëm nga Gjykata.
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...
Kusari Lila tregon prapaskenat para recitimit të poezisë nga...
Selimi dhe Konjufca takojnë qytetarët në Klinë, flasin për q...
Sveçla: Përmirësimi i kushteve të punës për zyrtarët policor...
LVV: Mitrovica ia qet pikën 116