Trupi i pajetë i një burri është gjetur në mesnatë në zonën e Himarës.
Burime nga Policia e Vlorës kanë bërë të ditur se, trupi i 58-vjeçari me inicialet Foto Çelari, është gjetur në rrugën kryesore drejt portit të Himarës.
Nga të dhënat e para, policia thotë se 58-vjeçari ka humbur jetën në mënyrë aksidentale.
Informacion paraprak nga Policia e Vlorës:
Më datë 07.09.2018, rreth orës 00:43, në rrugën kryesore drejt Portit Himarë shtetasi F. Ç, 58 vjeç, është gjetur i pajetë në tokë.
Nga hetimet e kryera si dhe nga këqyrja paraprake dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkaqe aksidentale. (Dyshohet se shtetasi F. Ç., aksidentalisht është rrëzuar ku dhe ka humbur jetën).
Ekspertët mjeko-ligjorë po kryejnë ekspertizën për të përcaktuar shkakun e saktë të humbjes së jetës.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes./syri.net
Parashikimi i motit për ditën e martë, temperatura arrin 29 ...
Kandidati për president të Realit, Riquelme befason: Kemi në...
Kurti takon banorët e fshatit Panorc: Malisheva, qendër e in...
Mourinho tani do t’i kushtojë 15 milionë euro
Qeveria iraniane vendos t’i japë fund ndërprerjes së i...
Tetë gjëra që na sikletosin në shtëpinë e dikujt tjetër