Një shpërthim ka tronditur qytetin ukrainas të Donetsk.
Në këtë shpërthim mbeti i vdekur Aleksandr Zakharchenko, lideri i të ashtuquajturës Republika e Popullit të Donetsk, transmeton portali arbresh.info.
Mediat raportojnë se Zakharchenko u plagos rëndë nga shpërthimi. Ai ndërroi jetë më vonë në një spital lokal.
“Kreu i DNR, Aleksandr Zakharchenko, ka vdekur si rezultat i një akti terrorist”, u tha gazetarëve një zëdhënës i administratës së vetëshpallur të republikës, duke mos zbuluar detaje të incidentit.
Që nga prilli i vitit 2014, qyteti është kontrolluar nga separatistët pro-rusë nga Republika Popullore e Donetskut e vetëshpallur./Arbresh.info/
Matoshi: Ndjenjë e mirë ta vesh fanellën e Kosovës, do të ja...
Maqedonci takon Zimmermanin, temë thellimi i bashkëpunimit n...
Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën, Erion Veliaj mbetet në burg
ShBA-të akuzojnë Iranin për “shkelje të shëmtuar të armëpush...
Bie breshër në disa pjesë të Kosovës, publikohen pamje
Hapet në presidencë zyra për viktimat e luftës