Një ditë pas publikimit të një audio-regjistrimi ku pretendohej se gjyqtari shqiptar në Strasburg Ledio Bianku shantazhohej nga nënkryetari i KQZ Denar Biba, ka reaguar Partia Socialiste.
Përmes deputetit Ulsi Manja, e ka konsideruar qesharake audion e publikuar nga Partia Demokratike.
“E djeshmja është prova më e sigurt, e asaj që thonë, kur mendon se opozita preku fundin, s’ke parë gjë akoma. I shantazhuari Ledio Bianku që s’ka asgjë në dorë në Strasburg, paska heshtur për 4 vjet me radhë. Denar Biba, shantazhuesi, u zbulua nga Lulzim Basha pas 4 vjetësh, ndërkohë që ai ka qenë i zbuluar që ditën e parë si anëtar i delegacionit shqiptar në Strasburg.
Zbulime të tilla vetëm Lulzim Basha di të bëjë. Lulzim Basha bën atë që di të bëjë më mirë, të zhytet thellë e më thellë. Ky taksirat na ka zënë si mazhorancë”, u shpreh deputeti Ulsi Manja.
Në audio-regjistrimin pretendohej se ishte ushtruar shantazh ndaj gjyqtarit Ledio Bianku në Strasburg për çështjen e pronave të qytetarëve shqiptarë. Dje reagoi edhe vet Denar Biba, duke pranuar takimin me Ledio Biankun, por sqaroi se me të ai është mik dhe biseda e tyre që dëgjohet është e paplotë dhe është shtrembëruar realiteti. /tvklan.al
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...