Ambasadori i Britanisë së Madhe në Beograd, Denis Keefe, ka thënë se duhet pasur jashtëzakonisht kujdes më ndryshimin e kufijve apo shkëmbimin e territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, transmeton Gazeta Express.
Sipas tij për këtë çështje duhet të merren parasysh të gjitha rreziqet dhe pasojat.
“Idetë që dalin nga dialogu në mes të Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel duhet të jenë reale dhe të arritshme dhe të kontribuojnë në përmirësimin e jetës së njerëzve dhe progresit në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Keefe.
Ndërkohë ideja e shkëmbimit të territoreve është kundërshtuar edhe nga Gjermania dhe Kroacia gjithashtu.
Kundër kësaj ideje ka dalë edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe disa parti politike në vend.
I vetmi që po mundohet që në çfarëdo forme ta shtyjë përpara idenë e shkëmbimit të territoreve me Serbinë është presidenti Hashim Thaçi, madje duke cituar edhe ish-presidentin Rugova.
Haxhiu priti në takim Federatën e Kickbox-it të Kosovës
Vuçiq sulmon Kurtin: Ka dalë për gjueti ndaj serbëve në Koso...
Vjedhje e rëndë në Gjilan, hajnat thyejnë qendrën tregtare d...
Gjendet pa shenja jete një grua në Prishtinë, trupi dërgohet...
Raportohet zhdukja e një gruaje në Obiliq, Policia nis hetim...
Vjedhje në Prishtinë, thyhet aparati i parkingut dhe merren ...