Prej pasluftës flitet nëpër ambiente private qysh komandanti Adem Jashari nuk ka lindur me 28 nëntor, siç pretendohet nga familja dhe shokët. Këtë nuk e ka thënë askush, nga frika e linçimit.
Gazetari Nexhmedin Spahiu e thyen heshtjen, tregon qe Adem Jashari ka lindur në një datë tjetër. Komandanti Legjendar Adem Jashari ka lindur më 10 tetor të vitit 1955 dhe jo në datën e shpalljes së Pavarësisë në Vlorë.Për herë të parë publikisht këtë e thotë gazetari Nexhmedin Spahiu. Sipas tij, ditëlindja e vërtetë e Jasharit është falsifikuar.
Nëpërmjet Facebookut, Spahiu ka pyetur se kush qëndron prapa një veprimi të tillë.“Kush është ai që i falsifikoi ditëlindjen Adem Jasharit. Nga 10.10.1955 e bëri 28.11.1955?!!!’, pyet ai.“Duhet me u hi gazetave mbas 1998 e me gjet kush është ai falsifikator i rrezikshëm e me e dënu. Sa më vjen inat që edhe vetë e kam hangër këtë mashtrim të paskrupullt e e kam përdorë në një shkrim timin, se nuk më shkonte mendja se dikush ka nevojë me rrejtë publikisht aq paskrupullt”, shtoi ai.
Ditëlindja e Adem Jasharit festohet më 28 nëntor, datë kjo në të cilën u shpall pavarësia e Shqipërisë më 1912 dhe dalja e UÇK’së në skenë më 1997.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit