Tërmeti i së shtunës me epiqendër në veri të Bulqizës me magnitudë 5.1 të shkallës rihter dhe thellësi prej 23 km vijon të shoqërohet me pasgoditje
“Janë regjistruar rreth 37 pasgoditje të cilat kane qenë me intesitet shumë më të vogël nga ngjarja kryesore”, thotë Olgert Gjuzi, ekspert pranë IGJEUM.
Brenda një muaji Shqipëria është goditur nga mbi 938 tërmete, duke përfshirë atë të Hamallajt dhe atë të Burrelit pasditen e së shtunës, të dy me magnitudë 5.1 të shkallës Rihter. Sipas sizmiologëve, tërmete me magnitutë të tillë bëjnë pjesë në termete me fortësi mesatare.
Shumica e qytetarëve e lidhin këtë dukuri me temperaturat e larta dhe thatësirën që ka prekur rajonin tonë, por ekspertët e Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Mjedisit dhe Ujit, thonë se fenomene të tilla janë normale për vendin tonë.
“Janë tërmete natyrale që lidhen nga përplasja e pllakave tektonike.Ndikim nga kushtet atmosferike nuk ka sepse jane fenomenen qe ndodhin në thellësi të mëdha dhe nuk ndikohen nga kushtet atmosferike”.
Për sizmiologët, tërmetet e shpeshta që kanë goditur Shqipërinë këtë verë nuk duhen marrë si paralajmërim për lëkundje edhe më të forta.
Tërmeti i së shtunës për shkak të thellësisë është ndjerë edhe jashtë kufijve të vendit, në Maqedoni dhe Mal të Zi.
Sot fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4