“Kufijtë janë vendosur me luftë, veç lufta i luan. Kush kujton se luhen kufijtë ndryshe, gabim është”, tha Haradinaj në lidhje me çështjen e shqyrtimit të opsionit të korrigjimit të kufirit me Serbinë
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj deklaroi se kufijtë janë vendosur me luftë dhe se vetëm lufta mund t’i ndryshojë ata, raporton Arbresh.info.
Haradinaj në një konferencë për media të mbajtur sot pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në lidhje me çështjen e shqyrtimit të opsionit të korrigjimit të kufirit me Serbinë.
“Kufijtë janë vendosur me luftë, veç lufta i luan. Kush kujton se luhen kufijtë ndryshe, gabim është”, tha Haradinaj në lidhje me çështjen.
“Këta kufij janë vendosur nga lufta e fundit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ndërhyrja e NATO-s. Këto janë kufij lufte, janë dhjetëra mijëra njerëz në tokë për këta kufij. Është bukur imagjinatë e lehtë të mendohet që dikush luan me kufij. Nuk luhet me këta kufij”, shtoi ai.
LVV gjobitet me 5.100 euro pas ankesës së IKD-së për përfshi...
Mbulohen tabelat me emrat e rinj të rrugëve në Mitrovicën e ...
Rasmus Hojlund kalon përfundimisht te Napoli
Dy të arrestuar për kontrabandim me migrantë në afërsi të Ha...
Shefja e BE-së në Prishtinë: Sa më shpejt, Kosova ka nevojë ...
Provedel në “radarin” e Interit