Një zjarr ka rënë këtë mbrëmje në afërsi të kryeministrisë shqiptare.
Flakët kanë rënë në një nga zyrat e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), e cila ndodhet vetëm pak metra larg selisë së qeverisë shqiptare.
Zjarri mësohet se është shkaktuar nga një kabëll elektrik.
Në vendngjarje kanë mbërritur grupet zjarrfikësve, të cilat kanë nisur punën. Policia ka siguruar perimetrin e zonës që qytetarët të mos kalojnë. Zjarrfikësit kanë nisur të shuajnë flakët dhe mësohet se situata është vënë nën kontroll..

Gjyqtari serb Laban kërkoi të përjashtohet nga vendimmarrja ...
Pas masës së përkohshme, VV pret nga Kushtetuesja ta anulojë...
Prishtina tërhiqet nga ENBL, shkak telashet financiare
Kurti në kërkesën dërguar Kushtetueses: Presidentja i takoi ...
Komandanti i KFOR-it pret në takim zyrtaren e NATO-s, diskut...
Nis gjykimi ndaj ish-kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem İma...