Franca i ka dhënë një çmim regjisorit rus të filmit dhe teatrit, Kirill Serebrennikov, i cili është i arrestuar.
Serebennikov, i cili ka marrë çmimin “Urdhri për Arte dhe Letra”, është nën arrest shtëpiak dhe po pret që të dalë në gjyq nën akuzat për përvetësim, akuza të cilat, sipas mbështetësve të tij, janë të motivuara politikisht.
Ministri i Kulturës i Francës, Françoise Nyssen ka nënshkruar sot dekretin, përmes së cilit, Serebennikovit i jepet urdhëri, që ia njeh kontributin e veçantë në arte dhe literaturë në Francë dhe në botë,
Serebrennikov, që ishte drejtor i teatrit Gogol në Moskë, është arrestuar gushtin e vetit të kaluar për përvetësimin e 1 milion dollarëve nga fondet shtetërore.
Rasti i tij ka tërhequr vëmendje ndërkombëtare dhe ka nxitur akuza ndaj autoriteteve ruse, se po sulmojnë figura kulturore, që kundërshtojnë Qeverinë e presidentit Vladimir Putin.
Serebrennikov kishte marrë pjesë në protesta anti-qeveritare dhe kishte ngritur shqetësime mbi rritjen e ndikimit të Kishës Ortodokse Ruse, që ka lidhje të ngushta me shtetin. Ai ka cilësuar akuzat ndaj tij si “absurde”.
Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë, rivarroset ne...