Gjatë përgatitjes së ushqimit, amvisat duan të bëjnë sa më pak enë pis e sa më pak rrëmujë në aneks. Sigurisht të gatuarit në mënyrë “të zgjuar” kërkon të dini disa truke në mënyrë që t’i kurseni kohë vetes, por gabimi më i shpeshtë që bëni në kuzhinë lidhet me “Kros-kontaminimin” , ose ndotja në mënyrë të kryqëzuar.
Ky është një term shkencor që përdoret për mënyrën si mund të përhapen bakteret nga një produkt tek tjetri. Në mënyrë që të shmangni këtë gjë duhet të përdorni thika të ndryshme në prerjen e ushqimeve të ndryshme. Mishin e pagatuar duhet ta mbani larg frutave e perimeve. Më poshtë ekspertët e AKU listojnë disa këshilla shumë të vlefshme, sidomos në stinën e verës kur rreziku i kontaminimit është edhe më i lartë.
Kjo ndodh kur merresh me mish të gjallë, mish shpendësh dhe fruta deti. Prandaj mbajini këto ushqime dhe lëngjet e tyre larg nga ushqimet që do të gatuhen.
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën