Hector Bellerin insiston se “nuk dëshiron të jetë diku tjetër” përveç se në Arsenal.
Barcelona ka shprehur interesim për të nënshkruar me Bellerinin, ndërsa Pep Guardiola besohet të ketë konsideruar gjithashtu transferimin e 23-vjeçarit në Manchester City, transmeton portali arbresh.info.
“Është çmenduri që njerëzit më pyesin mua për këto gjëra gjatë gjithë kohës”, ka thënë Bellerin kur është pyetur rreth të ardhmes së tij në Emirates.
“Disa vite më parë unë nënshkrova një kontratë shumë afatgjate. Unë nuk e kam thënë asnjëherë se dua të jem diku tjetër”
“Jam shumë i lumtur në Londër. Jam shumë i lumtur me këtë klub”
“Ky klub më ka bërë ai që unë jam sot dhe më ka dhënë shansin të jem një futbollist që jam sot. Pra, unë nuk dua të jem diku tjetër”
Mbrojtësi spanjoll i krahut të majtë iu bashkua Arsenalit si një adoleshent nga Barcelona dhe ka bërë më shumë se 150 paraqitje për klubin./arbresh.info/
Orbani heq dorë nga ulësja e deputetit pas humbjes masive në...
KEK: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”
Tiranë: Alarm për bombë në një qendër tregtare
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...