Sulmuesi anësor i Manchester City, Leroy Sane, beson se Chelsea do të jetë konkurrenti më i vështirë në garën për titullin e Premierligës.
Klubi nga Londra ka përjetuar një verë kaotike pas shkarkimit të Antonio Contes dhe pastaj me zëvendësuesin e tij, Maurizio Sarrin, i cili erdhi me shumë vështirësi nga Napoli.
“Chelsea e ka sjellë një trajner shumë të mirë”, tha Sane.
“Mënyra se si ka luajtur Napoli në stinorin e kaluar ka qenë shumë atraktive. Ne me të vërtetë vuajtëm kundër tyre”.
“Ndoshta ata do të kenë nevojë për kohë që të ambientohen me taktikat e tij por ata mund të bëhen një skuadër shumë e rrezikshme”.
Ai është pyetur se kush do të jetë konkurrenti kryesor i Manchester Cityt për stinorin e ri në Premierligë.
“Unë mendoj se Chelsea”.
Dukagjini i shpëton humbjes nga Gjilani në çastet e fundit t...
Kallas: Zgjerimi i BE-së, antidot ndaj imperializmit rus
Prishtina e Re shënon fitore të madhe ndaj Ferizajt
Italia ftohet si vëzhguese në Bordin e Paqes, reagon Meloni
“Liria ka Emër” viziton familjen e Rexhep Selimi...
Benita kërkon këngën e Endrit për “inat” të Klodit!