Një aspirant për profet është arrestuar në Etiopi, pasi dështoi të rikthejë në jetë kufomën e një të vdekuri.
Gateyawkal Ayele kishte shkuar në familjet e të vdekurit dhe kishte bindur familjarët për ringjalljen e tij, pasi u kishte treguar historinë e Lazarit, që sipas Dhiatës së Re u kthye në jetë nga Jezusi.
Ai u shtri mbi kokën e viktimës dhe thërriste me të madhe “Belay, zgjohu!” (viktima quhej Belay Biftu), por procesi i ringjalljes kishte dështuar me sukses.
Kjo gjë ishte sjellë acarimin e familjarëve të viktimës, të cilët kishin filluar të rrihnin “profetin”, derisa në vendngjarje mbërriti policia.
Gjithsesi, Ayele i shpëtoi dajakut, por jo telasheve, pasi tashëm po mbahet në paraburgim me akuzën e abuzimit me trupa të vdekur, që sipas ligjit etiopian është një krim./tch/
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...
Lëvizja Vetëvendosje mban sonte tubimin përmbyllës zgjedhor ...
KQZ mban tri konferenca për media gjatë ditës së votimit në ...
Pacolli kritikon sistemin gjyqësor në Shqipëri: Po sfidohen ...
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira