Tema kryesore e trajtuar nga revista e njohur amerikane “Time” ishte padyshim debati që pasoi takimin e bujshëm mes presidentëve Trump dhe Putin në Helsinki.
Në edicionin që del në 30 korrik, “Time” ka bërë një ironi me krerët e shteteve të Rusisë dhe SHBA-ve duke i konsideruar ata një person të vetëm. Imazhet e Trump dhe Putin janë shkrirë në një.
“Time” e quan një dështim takimin mes Trump dhe Putin. Në konferencën për shtyp, Trump doli kundër shërbimeve sekrete amerikane duke pranuar pretendimin Putin se Rusia nuk ndërhyri në fitoren e tij në 2016-ën.
“Nuk shoh pse duhet të ketë qenë Rusia” – tha Trump që një ditë më pas e korrigjoi në “Nuk shoh pse nuk duhet të ketë qenë Rusia”. “Time” shkruan se kjo është njëlloj si të vendosësh në reverse videon e një personi që bie nga shkallët dhe të thuash: “E shihni! Ai po i ngjit shkallët”.
Amerika fillon të përdorë bazat britanike për operacione kun...
Kurti: Arsimi në shqip ka qenë gjithmonë akt përkushtimi dhe...
Kosova fiton ndaj Kroacisë
SPAK-u godet grupin kriminal në Vlorë, porositën dy vrasje d...
Nata e Zjarreve, në Prekaz ndizen flakadanët
Në Itali do të mbahet një manifestim përkujtimor për sakrifi...