Pak ditë më parë, paniku mbërtheu banorët në qytetet e Shqipërisë së Mesme, pasi një tërmet me magnitudë 5 ballë goditi vendin, me epiqendër pranë Gjirit të Lalzit.
Tërmeti i parë u shoqërua nga qindra lëkundje më të lehta.
Ndërkohë, ditën e sotme vetëm pak pas orës 15:00, Shqipëria e Mesme u trondit sërish, nga një tjetër tërmet, këtë herë me magnitudë 4.7 ballë dhe me epiqendër jo me pranë Gjirit të Lalzit, por në Rrogozhinë.
Por ç’po ndodh me nëntokën në vendin tonë, në vetëm kaq pak ditë me qindra tërmete dhe dy prej tyre të fuqishëm, por fatmirësisht pa persona të lënduar?!
Sizmologët thonë se nuk ka vend për panik, sepse kjo është situatë normale, pasi çdo tërmet pasohet me lëkundje të tjera të vogla sizmike. “Është një situatë normale. Është një aktivitet normal në atë zonë, ka ndodhur edhe më parë”, tha pak ditë më parë eksperti Ardian Minarolli, duke ulur panikun te qytetarët./Top Channel
Alarm për Ebola në Itali: Dy raste të dyshuara në Lombardi p...
“Arritën deri në pikën sa nxorën flamujt e Gjermanisë në bul...
Kurti në përurimin e Shtëpisë Muze të Ymer Elshanit në Drena...
Barcelona nis bisedimet për Rashfordin, anglezi pranë transf...
Ekzekutohen shtesat e rritura për lehonat, Kurti: I gëzofshi...
Dështimi i Milanit në Serie A, largime të mëdha nga klubi nu...