Tre autorët e himnit të Kampionatit Botëror “Russia 2018” kanë arritur në Rusi.
Para finales së madhe, Era Istrefi, Will Smith dhe Nicky Jam kanë dhënë konferencë për shtyp si dhe kanë vazhduar me intervista për mediet atje.
Në konferencë, Era ka përmendur golat e Xhakës dhe Shaqirit për Zvicrën, si momentin më të paharruar nga ky Kampionat.
Po ashtu, tre artistët janë pyetur edhe se cili ka qenë futbollisti i tyre i preferuar në këtë Kampionat, ndërsa që të tre kanë thënë emrin e Cristiano Ronaldos.
Era ka veçuar edhe Lionel Messin, kurse ka shtuar se këtij Botërori i ka munguar shkëlqimi i Ronaldinhos.
Përkujtohet Ekrem Rexha – Komandant Drini
Detaje nga vrasja në Sarandë, policia: Ka mbetur i plagosur ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
SHBA beson se fundi i luftës është afër
Parashikimi i motit për sot
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...