Policia e Sarandës ka dalë me një informacion zyrtar lidhur me ngjarjen e rëndë të regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjteje, 7 maj, në fshatin Gjashtë të Sarandës.
Biznesmeni 66-vjeçar Rexhep Ismaili është identifikuar me plumb në kokë, nga një autor i identifikuar si shtetasi L.T.
Sipas njoftimit të bluve të Sarandës fillimisht ka nisur si një sherr për motive të dobët dhe më pas ka degraduar në përdorimin e sendeve të forta, deri në përdorimin më pas të armëve të zjarrit. Dyshohet se gjatë konfliktit me armë zjarri ka mbetur i plagosur edhe një person tjetër, por ende nuk është identifikuar.
“Dyshohet se gjatë konfliktit me armë zjarri është plagosur edhe një shtetas tjetër, i cili ende nuk është paraqitur për ndihmë mjekësore dhe nuk është identifikuar. Nga veprimet e para hetimore dhe informacionet e siguruara në vendngjarje, dyshohet se shtetasi L. T. ka vrarë me armë zjarri shtetasin R. I. dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes së bashku me personat e tjerë të përfshirë dhe me shtetasin që dyshohet se ka mbetur i plagosur”, njofton policia.
Ndërkaq policia e Sarandës ka dalë me një informacion zyrtar, ku bën të ditur se autori i dyshuar i ngjarjes është shtetasi L.T.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po krehin zonën për kapjen e autorit dhe të personave të përfshirë në konflikt. Njëkohësisht, po ushtrohen kontrolle në spitalet rajonale dhe në klinikat private, me qëllim identifikimin dhe gjetjen e shtetasit të dyshuar të plagosur.
Lexo edhe:
Atentat në Sarandë, pronari i një karburanti goditet me plumb në kokë
Nunezi pritet të kthehet në Evropë, këto klube e duan
BE dëshiron formim të shpejtë të qeverisë në Kosovë dhe komp...
Tre viktima nga hantavirusi, OBSh: Nuk pritet pandemi global...
Përkujtohet Ekrem Rexha – Komandant Drini
Detaje nga vrasja në Sarandë, policia: Ka mbetur i plagosur ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...