Era Istrefi së bashku me Will Smith dhe Nicky Jam janë duke mbajtur një konferencë për media në Luzhniki Stadium, shkruan portali arbresh.info.
E pyetur nga gazetarët se cili është momenti i saj më interesant në këtë kampionat ajo u përgjigj që loja me Zvicrën.
“Për mua momenti më interesant ishte ndeshja e Zvicrës, aty luajtën shqiptarët ku dy prej tyre edhe shënuan gola”, deklaroi Era.
Ndeshja Serbi-Zvicër këtë kampionat botëror bëri më së shumti zhurmë, kjo për shkak të festës së Granit Xhakës e Xherdan Shaqirit me shqiponjë, ku që të dy u dënuan nga FIFA.
Era Istrefi do të performojë të dielën këngën zyrtare të këtij Botërori në Rusia 2018, ku skuadrat që do të ballafaqohen janë Kroacia dhe Franca./Arbresh.info/
Brenda një javë katër vrasje në Kosovë
Vrasja e rëndë e dy personave në Majac, policia jep detaje
ShSKUK jep detaje për vdekjen e 73-vjeçares – gjendja e të d...
E rëndë/ Raportohet se ka ndërruar jetë në QKUK 73-vjeçarja...
“Kosova është shumë e motivuar, por ne jemi në fushën ...
Papa: Lufta në Lindjen e Mesme është skandal për njerëzimin