Halit Isufi kryesues i bordit të postës tha se rrogat në Postën e Kosovës janë të trashëguara të cilat janë të papërballueshme për buxhetin e postës.
“Kemi arritur që në vitin 2016-17 të operojmë me rritje tregtare. Për këto vite kemi lansuar dhjetëra shërbime tjera. Kemi ofruar plan konkret qeverisë, por akoma nuk kemi marrë përgjigje. Jemi e vetmja ndërmarrje publike që kemi ulur pagat e punëtorëve duke filluar nga kryeshefi ekzekutiv prej 30%. Kemi paga të trashëguara dhe aktualisht për buxhetin janë të papërballueshme që tu jepim. Këto muajt e fundit kemi probleme jashtëzakonisht të mëdha për shkak të uljes së shërbimeve telefonike”, tha ai.
Ministri i Zhvillimit Ekomomik, Valdrin Lluka është duke raportuar para Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal lidhur me gjendjen në Ndërmarrjen Publike Posta e Kosovës./Arbresh.info/
Kvaratskhelia për finalen me Arsenalin: Ndeshja më e madhe e...
Sot është ditëlindja e Nexhmije Pagarushës
Enrique pasi arriti finalen: Mbrojtja ishte më e mirë se sul...
“Shumë gjëra shkuan kundër nesh” – Kompany...
Gjendet i pajetë në lumë 60-vjeçari në Shqipëri
E rëndë në Ferizaj: Foshnja lind në tualet të Emergjencës, v...