E diela ishte dita më e përgjakshme në Nikaragua që ka fillimi i valës së protestave anti-qeveritare, thotë një grup lokal i të drejtave të njeriut.
Sipas Qendrës për të Drejtat e njeriut (Cenidh), 38 persona janë vrarë gjatë përleshjeve në tre zona, transmeton portali arbresh.info.
Cenidh thotë se 31 prej tyre ishin protestues anti-qeveritarë, katër oficerë policorë dhe tre anëtarë të grupeve pro-qeveritare.
Përleshjet mes forcave të sigurisë dhe protestuesve anti-qeveritarë janë intensifikuar me rezultate vdekjeprurëse.
Kryetarja e Cenidh Vilma Núñez i tha BBC Mundo se 35 njerëz ishin vrarë në qytetet Diriamba dhe Jinotepe dhe tre të tjerë në krahinën veriore të Matagalpa.
Ajo tha se shumica e tyre ishin vrarë në përplasjet mes protestave antiqeveritare dhe bllokadave të policisë dhe grupeve pro qeveritare që përpiqeshin të pastronin barrikadat./Arbresh.info/
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...