Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u shpreh në “Exclusive” në Top Channel, në dokumentarin “Betejat e sheshit Skënderbej”, se sheshi është fantastik.
“Tirana është kryeqytet që trashëgoi regjim pas regjimi një hapësirë problematike në qendër, që kurrë nuk u bë sheshi i projektuar në origjinën e planit të bulevardit nga italianët, dhe as sheshi i qytetarëve. Projekti është fantastik në këndvështrimin tim. Një piramidë e shtypur, kthehet nga simbol i përqendrimit të pushtetit tek Faraoni, në simbolin e pushtetit të qytetarit”, shprehet kreu i qeverisë.
“Edhe Kulla Eiffel është masakruar, nuk ndodh vetëm te ne kjo gjë”, nënvizoi Rama.
Rama shtoi se sheshi nuk do të prishet dot kurrë: “Askujt mos t’i shkojë mendja t’i hyjë një beteje të tillë me popullin e Tiranës.”
Rama deklaroi se, “një ditë të bukur, askush nuk do ta pranojë se ka qenë kundër sheshit”.
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...