Kuvendi i Maqedonisë ka ratifikuar për herë të dytë marrëveshjen për emrin me Greqinë, me 69 vota pro dhe një abstenim.
Ratifikimi për së dyti vjen pas refuzimit të presidentit Gjorge Ivanov për ta nënshkruar paktin, si dhe pas dorëzimit të vendimit të kreut të shtetit në Kuvend javën e kaluar.
Tashmë, sipas Kushtetutës së Maqedonisë, presidenti e ka për detyrim ta nënshkruajë ligjin, transmeton tch.
Pakti me Greqinë parashikon mes të tjerash ndryshimin e emrit kushtetues të vendit, që pritet të njihet së shpejti si Republika e Maqedonisë së Veriut.
Gjithsesi, sërish ekziston frika se presidenti mund të mos e dekretojë sërish marrëveshjen për emrin, siç ka bërë me ligjin për përdorimin e gjuhëve që qëndron i bllokuar në Presidencë, duke shkelur kështu Kushtetutën.
Berisha: Shqiptarët dhe mbarë bota po pret guximin tonë në p...
Vinicius mund të rinovojë me Real Madridin së shpejti
Radev jep dorëheqje si president i Bullgarisë mes thashethem...
KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në...
Përfundon mbledhja, LDK thërret Kuvendin më 31 janar –...
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s