Snoop Dogg është një ndër këngëtarët më të famshëm amerikan në rruzullin tokësor.
Artisti njihet edhe për një jetë ç’thurur dhe me plotë skandale kur bëhet fjalë narkotikëve.
Ai kurrë nuk e ka fshehur faktin se është adhurues i madh i marihuanës si llojeve të tjera të drogës, por që nuk dihet nëse i konsumon të gjitha
Megjithatë, Snoop jo vetëm që do të reklamojë lëndë narkotike, por do të investojë në një kompani të tillë.
Këngëtari që në realitet quhet Calvin Cordozar Broadus Jr. do të investojë deri në 10 milionë dollarë në “Oxford Cannabinoid Technologies”, një kompani ndërkombëtare farmaceutike, e cila po fillon përdorimin e kanabisit në përbërjen e ilaçeve.
Së fundmi, OCT ka shpallur si investitor kryesor edhe aktorin e Star Trek dhe X-Men, Sir Patrick Steëart, i cili do të investojë shumë-fishin e parave të reperit.
Ndryshe, 46-vjeçarin do ta shohim këtë vit në projekte të reja si dhe në koncerte anembanë planetit tokë.
LDK për ekspozitën e Gashit: Skandaloze, i rëndë fakti që u ...
Bebe Rexha tërheq vëmendjen me fustanin e ngushtë
SHBA ka lëshuar mbi 850 raketa Tomahawk në Iran
Tragjedi në Gjermani, vdes 13-vjeçari pasi u sulmua me thikë...
Plagosje me thikë në Vlorë, qëllohet dy herë 33-vjeçari në a...
3,500 marinarë dhe marinsa amerikanë mbërrijnë në Lindjen e ...