Ajo është e njohur për shfaqjet e saj të panumërta me një stil shumë të veçantë, duke krijuar vetë koleksione për vetën dhe klientët e saj.
Pra nuk është befasi që Victoria Beckham tërhoqi vëmendjen përderisa arriti në The Agento Ball në Windsor për Fondacionin e AIDS Elton John, transmeton arbresh.info.
E veshur me një fustan të zi dhe e shoqëruar nga djali i saj i madh, Brooklyn, Beckham la pa fjalë të gjithë.


44 vjeçarja kishte vendosur të merrte pjesë në festimin e 25 vjetorit të bamirësisë së shokut të saj.
Victoria dukej e pabesueshme në një fustan të zi të hapur deri në gjoks dhe të hapur në pjesën e shpinës, e të kombinuar me një qafore të gjatë me diamant dhe smerald.


Ish Spice Girl i dha tifozëve një paraqitje të shkurtër edhe në qilimin e kuq së bashku me djalin i cili kishte veshur një kostum elegantë me një këmishë të bardhë dhe kravatë të zezë./Arbresh.info


Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë
Keith Self: Të zbatohen të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni...
Të shtëna me armë në Breg të Diellit, Policia konfirmon vdek...
Aksident në hyrje të tunelit të Kalimashit, raportohet për t...
Krisma armësh në Prishtinë, dyshohet për një të plagosur