Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe kryetari i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, e ka përshëndetur zgjedhjen e Rexhep Tayip Erdogan për president të Turqisë. Kelmendi i ftuar në emisionin ‘Frontal’ në T7, është shprehur se me zgjedhjen e Erdoganit si president do të përfitojë i gjithë rajoni, jo vetëm qytetarët e Turqisë.
Tutje, kreu i partisë Fjala ka deklaruar se Erdogan ka ndal edhe sulmet terroriste në Turqi e rajon.
“Politika e tij ka prodhu një stabilitet ndër-shtetëror, ndërkombëtar. Prej që është zgjedhë president Erdogani e kemi një rënie të sulmeve terroriste në Turqi por edhe në rajon”, ka deklaruar Kelmendi.
“Procesi zgjedhur ka shku si një proces demokratik që nuk është pa në asnjë vend”, ka shtuar ai.
Lideri i partisë Fjala, ka deklaruar se me ardhjen e Erdoganit si president në Turqi ky shtet është shndërruar në një superfuqi botërore.
“Ergogani kur e ka marrë ,mandatin e tij, Turqinë e ka gjeutr në një humnerë. Por ai brenda një kohe shumë të shkurtë ai arriti që Turqinë ta shndërrojë në një superfuqi”, ka deklarua tutje Kelmendi.
Kvaratskhelia për finalen me Arsenalin: Ndeshja më e madhe e...
Sot është ditëlindja e Nexhmije Pagarushës
Enrique pasi arriti finalen: Mbrojtja ishte më e mirë se sul...
“Shumë gjëra shkuan kundër nesh” – Kompany...
Gjendet i pajetë në lumë 60-vjeçari në Shqipëri
E rëndë në Ferizaj: Foshnja lind në tualet të Emergjencës, v...