Superylli i kombëtares së Zvicrës, Xherdan Shaqiri, ka thënë se ekipi helvet do të hyjë në ndeshje për të fituar.
Shaqiri deklaroi për Blick se e ka shikuar takimin Kosta Rikë – Serbi.
Ai thotë se Zvicra do të ketë më shumë pozitiv dhe natyrisht nuk është jofavorite në këtë sfidë.
“Serbët e kanë fituar ndeshjen e tyre të parë, ata natyrisht sikurse ne do të hyjnë në ndeshje me moral të lartë. Ndeshja është shumë e rëndësishme për ne. Unë i kam shikuar serbët ndaj Kosta Rikës”.
“Ne sigurisht se do të kemi më shumë posedim të topit se sa ndaj Brazilit. Natyrisht se nuk do të jetë e lehtë, pasi që ne nuk do të jemi jofavoritë në këtë takim dhe duhet që të bëjmë presion të vazhdueshëm”.
“Ne hyjmë në këtë takim për të fituar”, deklaroi Shaqiri.
Zvicra me Serbinë përballen nga ora 20:00 në Baltik Arena të Kaliningradit. /Telegrafi/
Orbani heq dorë nga ulësja e deputetit pas humbjes masive në...
KEK: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”
Tiranë: Alarm për bombë në një qendër tregtare
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...