Ditmir Bushati, ministri i Jashtëm i Shqipërisë pasditen e kësaj të enjteje u takua me homologun e tij grek, Nikos Kotzias ne Rodos.
Takimi mes tyre pritet që të vendosë pikat për arritjen e një drafti final për marrëveshjen e detit.
Nisjen e takimit e ka njoftuar vetë Bushati përmes një fotoje në Instagram me përshkrimin: “Gur, gur bëhet kalaja”.
Të premten në Athine dy grupet negociatore do të ulen për t’i dhënë fund dokumentit të shumë diskutuar.
Marrëveshja e re pritet te firmoset nga 2 kryeministrat Rama e Tsipras, por ende nuk ka një datë konkrete pasi zhvillimet 24 orëve që do të pasojnë do të vendosin dhe fatin e këtij dokumenti të shumë të debatuar.
Osmani për një mandat të dytë: Në dorën e deputetëve, jam e ...
Nis dëgjimi i dëshmitarit të radhës në rastin “Banjska”, dës...
Hamza: Dje foli populli, sot flasin ata
Walker kundër Speciales: Ish-krerët e UÇK-së po mbahen pa pr...
Mbrojtësi i viktimave: S’është punë e jona të vërtetojmë aku...
Deklaratat e ish-krerëve të UÇK-së pas orës 13:00