Një studim i ri sugjeron se duke pirë më shumë kafe ju i zvogëloni dëmet në mëlçi që ndërlidhen me kequshqyerjen dhe konsumimin e alkoolit.
Hulumtuesit kanë analizuar të dhënat e nëntë studimeve të mëhershme me një total prej më shumë se 430,000 pjesëmarrësve dhe kanë zbuluar se konsumimi i dy kafeve ekstra në ditë ndërlidhet me 44% rrezik më të vogël të zhvillimit të cerozës në mëlçi, transmeton Telegrafi.
Autorët e studimit kanë thënë se ceroza është fatale dhe nuk ka ndonjë kurë për këtë sëmundje.
Prandaj është e rëndësishme që të zvogëlohet rreziku i zhvillimit të saj duke konsumuar më shumë kafe.
Vlen të ceket se ceroza i vret më shumë se një milion njerëz anë e mbanë botës çdo vit, ndërkaq mund të shkaktohet nga infeksionet e hepatitit, konsumimi i tepërt i alkoolit, çrregullimet në sistem të imunitetit, etj.
Raporti vjetor i NATO-s: Rusia, kërcënimi më i madh për sigu...
Kurti: Kosova po forcon demokracinë dhe mirëqenien, renditet...
Haxhiu: Krusha ende flet me dhimbje, drejtësia për krimet nu...
LDK nesër mban konferencë për media
Ulet çmimi i naftës në Shqipëri
Sulm kibernetik ndaj Postës Shqiptare