Zonja e Parë e SHBA-ve, Melanie Trump ka bërë thirrje për t’i dhënë fund politikës së ndarjes së prindërve dhe fëmijëve që hyjnë ilegalisht në vend nga Meksika.
Ajo beson se “duhet gjetur një zgjidhje që ndjek ligjet”, por ka bërë thirrje që të qeveriset edhe me zemër, tha zëdhënësja e saj, transmeton portali arbresh.info
Komentet e saj ndjekin polemika në rritje rreth politikës së presidentit Donald Trump për “zero tolerancë”.
Në një periudhë gjashtë javore, janë ndarë rreth 2 mijë familje.
Të rriturit që përpiqen të kalojnë kufirin, shumë që planifikojnë të kërkojnë azil, futen në paraburgim dhe përballen me ndjekjen penale për hyrje të paligjshme.
Si rezultat, qindra të mitur tani janë duke u vendosur në qendrat e paraburgimit dhe po mbahen larg nga prindërit e tyre.
Grupet e të drejtave të njeriut kanë kritikuar politikën e Donald Trump./arbresh.info/
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...