Jorge Lorenzo me Ducati fitoi garën e Çmimit të Madh të Spanjës në MotoGP, zhvilluar në pistën e Montemelo (Barcelonë).
Ky është suksesi i dytë radhazi në kampionat për pilotin spanjoll, që përsërit rezultatin e dy javëve më parë, ku triumfoi edhe në Mugello. Sukses që ngjit Lorenzon në kuotën e 66 pikëve, po aq sa shoku i tij i skuadrës Andrea Doviziozo, që u rrëzua, duke hedhur kandidaturën për titull.
Në vendin e dytë u rendit spanjolli i Honda, Marc Marquez, ndërsa i treti italiani i Yamaha, Valentino Rossi.
Në krye të renditjes qëndron Marquez me 115 pikë, ndërsa Rossi është i dyti me 88 pikë e Vinales (Yamaha) i treti me 77 pikë. Gara e radhës e botërorit të MotoGP pas dy javësh mbahet në pistën holandeze të Assen.
Matoshi: Ndjenjë e mirë ta vesh fanellën e Kosovës, do të ja...
Maqedonci takon Zimmermanin, temë thellimi i bashkëpunimit n...
Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën, Erion Veliaj mbetet në burg
ShBA-të akuzojnë Iranin për “shkelje të shëmtuar të armëpush...
Bie breshër në disa pjesë të Kosovës, publikohen pamje
Hapet në presidencë zyra për viktimat e luftës