Ish presidenti Bujar Nishani ditën e sotme, nëpërmjet një statusi në faqen e tij në Facebook është shfaqur mjaft i shqetësuar, për perspektivën e vendit tonë drejt familjes së Bashkimit Evropian.
Sipas tij sinjalet, se për Shqipërinë nuk do të ketë lajme të mira në fund të këtij muaji për hapjen e negociatave janë të shumta. Ish-presidenti me nota alarmante dhe dëshpëruese thotë, se tashmë janë identifikuar shkaqet për këtë dështim të radhës të vendit tonë, në rrugën drejt anëtarësimit në BE.
Kontrolli i të gjitha pushteteve nga një njeri i vetëm, kufij të shqyer dhe aleanca të dyshimta, varfërimi i popullit dhe grabitjet e pasurive publike nga oligarkët e pushtetit’, sipas ish-presidentit janë disa nga arsyet kryesore, se përse vendet e Bashkimit Europian nuk janë të gatshme për të na afrua sa më shpejt në klubin e tyre.
Statusi i plotë i ish-presidenti Bujar Nishani në Facebook:
Të dashur miq, vendet kryesore evropiane kanë nisur sinjalet e para se Shqipëria nuk do ketë një datë përfundimtare për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian deri në plotësimin e disa kushteve.
Arsyet ; banditizmi dhe korrupsioni, droga dhe kriminalizimi institucioneve te shtetit, blerja e zgjedhjeve dhe vrasja e shpresës, ikjet masive nga vendi dhe kontrolli i të gjitha pushteteve nga një njeri i vetëm, kufij të shqyer dhe aleanca të dyshimta, varfërimi i popullit dhe grabitjet e pasurive publike nga oligarkët e pushtetit, shqiptarët e zakonshëm që mbyllin bisneset e tyre dhe bosët mafiozë që pastrojnë në kulla paratë e narkotikëve, spitale mizerab?l dhe shkolla në degradim, rrugë që shkatërrohen në vend që të ndërtohen, propagandë hipokritësh si në vitet ‘70, etj., etj..
Përgjegjësit e kësaj katrahure po na izolojnë përsëri nga bota e qytetëruar, e civilizuar dhe e lirë !!
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...