Në kuadër të investimeve në infrastrukturën rrugore në disa fshatra të komunës së Podujevës, janë ndërtuar trotuare me kubëza në një sipërfaqe prej rreth 5000 metrash katrorë.
Drejtori i Drejtorisë komunale për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim Faik Muçiqi, ka thënë se tashmë janë finalizuar projektet e ndërtimit të trotuareve përgjatë segmenteve rrugore në fshatrat Dumnicë e Poshtme, Majac, Letanc dhe Llapashticë, kurse është duke u realizuar projekti i ndërtimit të trotuarit në Batllavë.
“Prioritet i kemi dhënë ndërtimit të trotuareve përgjatë akseve rrugore pranë shkollave, në mënyrë që nxënësve t’u sigurojmë udhëtim më të sigurt nga shtëpia deri në shkollë dhe anasjelltas”, ka thënë Muçiqi.
Punët në ndërtimin e trotuareve është duke i kryer kompania “Vëllezërit Hyseni”.
Sipas Muçiqit, kjo është faza e dytë e realizimit të projekteve në ndërtimin e trotuareve të planifikuara për sivjet.
“Në fazën e parë janë ndërtuar rreth 5.000 metra katrorë trotuare në rrugët e qytetit dhe në fshatra. Me realiz imin e projekteve të fazës së dytë do të rrumbullakësohen projektet e planifikuara për sivjet në ndërtimin e trotuareve, në një sipërfaqe prej 10 mijë metrash katrorë”, ka thënë drejtori Muçiqi
Kallas: Formimi i qeverisë së re të Kosovës është një lajm i...
Lulzim Hetemi uron Albin Kurtin për rizgjedhjen kryeministër
Cikloni vret 20 persona në Madagaskar
Komisionerja Marta Kos përshëndet formimin e qeverisë së re ...
Ambasada e Gjermanisë uron Kurtin për rizgjedhjen kryeminist...
Mbeti jashtë kabinetit qeveritar, reagon Arbërie Nagavci