Çdo ditë mund ta shohësh të ulur në tokë, afër hyrjes së pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, me dorën e zgjatur, ndërsa kalimtarët e rastit i japin të holla, për të cilat ajo i falënderon me lot në sy.
Nuk e humb asnjë ditë, për të kërkuar të holla, të cilat thotë se i duhen për mbesen e sëmurë, që gjendet në spital, por edhe për të ushqyer familjen 8 anëtarëshe, me vendbanim në lagjen e Kuvajt, të komunës së Podujevës.
Është vetëm 64 vjeçare, por siç mund ta shihni edhe vet nga fotot dhe video, Fatime Ademi, duket sikur 80 vjeçare, apo më shumë, shkruan zëri.info.
Të ardhurat e vetme mujore e ka sistencën sociale prej 30 eurosh, për të cilat thotë se nuk i dalin as për bukë, e lëre më për ilaçe, kurse ajo vuan nga astma.
Nuk përmbahet dhe qanë, sa herë që e përmend mbesën, që vuan nga një sëmundje e rëndë dhe e cila është edhe e verbër.
Institucionet ia kanë mbyllur derën, sa herë që ka shkuar për të kërkuar ndihmë.
Djali i saj, çdo ditë mbledh hekurishte nëpër mbeturina, që më pas t’i shes ato.
“Derisa unë jam këtu, djali im ka dalë po kërkon për hekura”, shprehet Fatimja.
E varfër skajshmërisht, thotë se pesë vitet e fundit ngushllimin e ka gjetur tek lutja në Zot, me çrast edhe është mbuluar me shami.
“Që pese vite jam mbuluar. E kam bërë për t’ju lutur Zotit, që të më ndihmojë mua dhe familjen, sepse nuk po kemi as për bukë”, shprehet ajo. Thotë se për ta parë gjendjen e saj të rëndë, çdo kush mund ta vizitojë tek shtëpia e saj, të cilën e quan ‘barakë, e cila gjendet në komunën e Podujevës, në lagjen e Kuvajtit.
“Më mirë të vdes se të jetoj kështu”, thotë ajo, ndërsa fshin lotët. /Zëri/
https://www.youtube.com/watch?v=1ThQkWQqLcA