Komisioni Qeveritar për Persona të Pagjetur është shprehur i zhgënjyer me punimet që janë bërë nën dyshimet për varrezë masive në Kozarevë të Novi Pazarit të premten.
Sipas Prenk Gjetaj, kryetarit të këtij komisioni gërmimet janë paraparë që të bëheshin më 7 dhe 8 gusht mirëpo kanë zgjatur shumë pak orë vetëm gjatë ditës së premte.
Sipas tij, as nuk është gërmuar në vendin ku pala shqiptare mendon se mund të ketë trupa të varrosur.
Gjetaj ka thënë se përgjigjja e palës serbëve lidhur me këtë çështje ishte se nuk posedojnë buxhet për punime të mëtutujeshme, ndaj siç tha ai Kosovës i ka mbetur të bëjë edhe një kërkesë që gërmimet të bëhen në vendin ku edhe dyshohet për trupa.
Poashtu Komisioni Qeveritar për Persona të Pagjetur ka kërkuar nga organizatat vendore dhe ato ndërkombëtare që të ndërhyjnë në këtë zvarritje që siç thanë ata gjithmonë po i bën pala serbe.
Komandat Remi: Çdo derë që po hapim është një mesazh i qartë...
Kristian Prenga para duelit me Joshuan: Po stërvitem më fort...
Inter tërhiqet nga gara për Vicarion, tashmë ka dy alternati...
“Jam shqiptar, kam tapinë e tokës sime”, flet personi që u r...
Abdixhiku: Kosova duhet ta marr gazin amerikan para Serbisë,...
Ylli i Aston Villas objektivi i parë i Arsenalit për merkato...