Xherdan Shaqiri ndoshta nuk do të mund të largohet nga Stoke City aq shpejtë sa ka menduar.
Sulmuesi kosovar është përfolur për transferim te Liverpooli, Southamptoni, West Ham United, Leicester City dhe Tottenhami që nga dëbimi i “Potters” në Championship, transmeton portali arbresh.info.
Pavarësisht se raportet sugjerojnë që lojtari ka në kontratën e tij një klauzolë prej 12 milionë funta, trajneri i Stoke Cityt, Gary Rowett ka thënë se klubi nuk do të lejoj yllin e tyre të largohet me një çmim të lirë.
“Asnjë lojtar nuk largohet nga një klub me të cilin ka kontratë deri kur klubi mendon që është një marrëveshje e mirë dhe një marrëveshje e duhur për ata”, ka thënë Rowett në konferencën e tij të parë për shtyp kur mori detyrën te Stoke City këtë verë.
“Kjo është gjëja më e rëndësishme, por nga ana tjetër, nëse lojtarët thonë se dëshirojnë të largohen, atëherë unë dua të punoj me lojtarët që unë i dua në klub. Unë dua t’i vendos lojtarët në fushë sezonin e ardhshëm që dëshirojnë të jenë në një ligë tjetër dhe të mësojnë sfidat e ligës”
“Dua lojtarë që janë të përkushtuar te Stoke City dhe nëse lojtarët dëshirojnë të largohen, unë do të përpiqem për të gjetur zgjidhjen më të mirë që kjo të ndodhë nëse rasti është i tillë”
Nga klubet e lartpërmendura, Liverpooli besohet se është klubi favorit në garën për 26-vjeçarin./arbresh.info/
Liverpooli zgjedh zëvendësuesin e Salah, ka gati ofertën pre...
Spalletti flet për minutat e pakta të Edon Zhegrovës
Limaj: Kryeministri i ardhshëm duhet të jetë nga opozita
Ish-kryetari i Leposaviqit pjesë e listës së kandidatëve të ...
Pak risi në listat zgjedhore, partitë prezantojnë kandidatët...
Zelensky zhvillon bisedime me aleatët evropianë në Londër pa...