Tani për tani, Maqedonia ka 29 përfaqësi diplomatike-konsullore që nuk kanë ambasadorë dhe funksionojnë me ushtrues detyre.
Deri në fund të vitit, mandati u përfundon edhe 11 ambasadorëve të jashtëzakonshëm dhe ndihmës ambasadorëve.
Portali MKD bën të ditur se nëse nuk nisen ambasadorë të rinj, deri në fund të vitit Maqedonia do të mbetet me 40 nga gjithsej 50 përfaqësi, të cilat do të udhëhiqen nga ushtruesit e detyrës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) thonë se nuk ka asgjë kontestuese që vendi të përfaqësohet nga ushtruesit e detyrës.
Ljupço Arsovski, ish-ambasador, thotë se situata e tanishme me ambasadorët është rezultat i bashkëjetesës së keqe ndërmjet qeverisë dhe kryetarit të shtetit.
MPJ thotë se bashkërendimi me kryetarin Ivanov ka filluar para një muaji, dhe se bisedimet janë duke u zhvilluar. Deri tani, qeverisja e re dërgoi vetëm një grup ambasadorësh.
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...