Google ADS

Sejdiu viziton bujqit e Lipjanit (FOTO)

12:10 | 30 Maj 2017
Arbresh.info

Kandidati për deputet nga koalicioni LDK-AKR, Korab Sejdiu sot ka vizituar komunën e Lipjanit ku është takuar me disa bujq, shkruan Arbresh.info

Ai ka takuar Luanin një bujk i cili ka zgjeruar biznesin e tij ku ushqen mbi 40 familje.

Sejdiu përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka thënë se,pavarësisht punës së madhe, ai nuk e ka të sigurt shitjen e produkteve të tij. Shteti jonë nuk e ka rregulluar pasimin në treg të produkteve bujqësore

Më poshtë mund ta lexoni statusin e plotë të Sejdiut:

Sot e vizitova një mik timin të mirë nga Lipjani. Luanin e njoh nga koha kur ndërmarrjen e tij e filloi vetëm me një Renault 5 të vjetër. Sot nga puna e Luanit dhe familjes së tij ushqehen mbi 40 familje.

Ai është një bujk ndërmarrës i cili palodhshëm punon për të siguruar ekzistencën e tij dhe të gjithë atyre në ekipin e tij.

Sidoqoftë, pavarësisht punës së madhe, ai nuk e ka të sigurt shitjen e produkteve të tij. Shteti jonë nuk e ka rregulluar pasimin në treg të produkteve bujqësore. Kjo ka bërë që bujqësia si proces ekonomik, të dekurajohet në Kosovë.

Rregullimi i kornizës ekonomike dhe nxitja për zhvillimin e sektorëve të saj, si bujqësia, janë shtyllë e planprogramit tim ekonomik.

Faleminderit Luan për mikpritjen. Ti dhe kolegët tuaj do të më keni krahë nëse më ipet besimi./Arbresh.info/

hl okl po 8888

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme