Lideri i AKR-së, njëherësh kandidat për deputet, Behgjet Pacolli, ka deklaruar se nuk është penduar që ka lidhur koalicion me LDK-në dhe Alternativen.
Pacolli ka thënë se është në një koalicion me njerëz të mirë, punëtor dhe të ri.
“Nuk jam penduar për koalicion, përkundrazi cdo ditë e më shumë po bindëm. Ky koalicion më bënë shpirtnisht të jem në rregull, për shkak se punojë me njerëz të mirë, punëtor dhe të ri. Kjo më bënë të lumtur dhe të punojë edhe më shumë”, tha Pacolli, transmeton Indeksonline.
Ndërsa, në një retrospektivë, ai ka folur edhe për koalicionin e atëheshme me PDK-në, përkatsisht ish kryetarin e PDK-së, Hashim Thaçin.
Pacolli ka thënë se shpirtnisht ka qenë keq për shkak të klimës së keqe dhe ambientit jo të mirë ne Qeveri. Mirëpo, thotë se e ka bërë për hir të interesit të vendit dhe jo interesave personale./Arbresh.info/
Presidenti i Libanit kritikon Iranin: Po e përdorni vendin t...
BE: Shqipëria anëtarësohet pas Malit të Zi / Liderët europia...
QKMK: Rikthehet normaliteti në pikën kufitare Hani i Elezit–...
Rama në Vlorë: Projekti në Zvërnec do të bëhet
Dy protesta të planifikuara të shtunën në Vlorë dhe Tiranë k...
Stërvitje intensive e karabinierëve të KFOR-it në Kosovë