Lideri i partisë, Aleanca Kosova e Re, z.Behgjet Pacolli, përmes rrjetit social Facebook, ka uruar qytetarët e Kosovës për hapjen zyrtare të fushatës.
Ai ka kërkuar nga qytetarët që të mendojnë mbi të ardhmën e fëmijëve dhe mbi zhvillimin ekonomik gjatë ditës së zgjedhjeve me 11 qershor, shkruan arbresh.info.
Në zgjedhjet e 11 qershorit, AKR shkon në zgjedhje në koalicion me LDK-në.
Më poshtë mund të lexoni të plotë postimin e z.Behgjet Pacolli:
Të dashur qytetarë të Kosovës,
Sot filloi zyrtarisht fushata.
Me 11 qershor duhet t’i japim kahjen e drejtë zhvillimit ekonomik, politik dhe shtetëror të Kosovës. Duhet t’i japim hapësirë punësimit të të rinjve të Kosovës.
Duhet të sigurojmë të ardhmen e ndritshme të fëmijëve të Kosovës për të cilën u bënë shumë sakrifica.
Voto koalicionin e #shpresës. Voto nr.16
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë