Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë se mes Kosovës dhe Shqiperisë duhet të ndodh fillimisht bashkimi ekonomik.
Duke folur para të rinjve të Gjilanit, Pacolli tha se prodhuesit e Kosovës dhe ata të Shqipërisë duhet të lirohen nga kufijtë dhe doganat, shkruan arbresh.info.
“Bashkimi kombëtar duhet të filloj nga ekonomia, duhet të lirohemi prej kufijve, doganave. Doganimi i mallrave nuk duhet të ndodh mes Shqipërisë dhe Kosovës por duhet të bëhet në hyrje të Shqipërisë ose Kosovës. Krijimi i kushteve të barabarta gjithkombëtare do të krijonte arsye të fuqishme për investitorët që do të investoni”, ka thënë Pacolli.
Duke folur për zhvillimin ekonomik të Kosovës, Pacolli ka kritikuar Agjencinë Kosovare të Privatizimit për të cilën tha se e ka shkatërruar Kosovën./Arbresh.info.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit