Kandidatja për Kryetare të Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila sot ka vizituar shoqatën e grave “Medica Gjakova”.
Në adresimin e saj, Kusari Lila, ka përgëzuar udhëheqësin e shoqatës për punën dhe angazhimin me gratë viktima civile të luftës.
“Kam qenë e nderuar që gjatë katër viteve, si kryetarja e vetme grua në Kosovë, kemi dhënë shembullin më të mirë se me cfarë përkushtimi punojnë dhe udhëheqin gratë. Gjakova si Komunë e lënë pas dore për shumë vite, me të gjitha pasojat e luftës së fundit, për katër vitet e fundit ka treguar se suksesi nuk është i pamundur dhe se gratë mund të jenë shembull për shumë burra tjerë të cilët udhëheqin me komunat dhe institucionet. Si kryetare jamë munduar që krahas mundësive buxhetore, ti kushtojmë prioritet në mbështetjen financiare për organizata të shumta në Komunën e Gjakovës, e veçmas për shoqatat që trajtojnë viktimat civile të luftës dhe japin mundësi të reja për avansimin e grave në përgjithësi. E njejta mbështetje do të vazhdoj edhe më tutje e sidomos si Komunë do të kujdesemi që të sigurojmë lokacionin e përshtatshëm për ndërtimin e objektit të ri të shoqatës “Medica Gjakova”, ka thënë ajo.
Nga ana tjetër, drejtoresha e shoqatës “Medica Gjakova” dhe gratë prezente, kanë falenderuar kryetaren për ndihmën e dhënë gjatë mandatit të saj të parë dhe kanë shprehur gadishmërin që të angazhohen bashkarisht në fuqizimin e grave viktima të luftës civile.
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e këtij pers...
Nëse planifikoni të udhëtoni në Gjermani në dy ditët e ardhs...
Krasniqi kujton bombardimet: Përjetësisht mirënjohës aleatëv...
Arrestohet një person në Gjilan
Rama në Britani: Pas luftës në Ukrainë, BE-ja kuptoi që nuk ...
Dardanët nisen drejt Izraelit, besojnë në fitore