Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka duke folur për procesin e pastrimit të listave të votuesve, ka thënë se listat vazhdimisht janë pastruar.
Daka në një intervistë për Telegrafin, ka theksuar se janë larguar nga lista gati 70 mijë qytetar.
“KQZ së bashku me agjencionin për regjistrim civil ka larguar nga listat e votuesve më shumë se 35 mijë të vdekur dhe 31 mijë qytetar të cilët kanë humbur shtetësinë apo kanë hequr dorë prej saj, që i bie gati 70 mijë qytetar apo votues janë larguar nga listat votuese”, ka thënë Daka.
Duke folur për kritikat që janë adresuar ndaj KQZ-së lidhur me regjistrimin e votuesve nga diaspora, Daka ka thënë se KQZ vetëm sa ua ka lehtësuar punën e regjistrimit të tyre.
Ajo ka thënë se diaspora i ka pasur këtë herë 7 ditë në dispozicion për aplikim për regjistrim./Arbresh.info/
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...
Kusari-Lila për takimin Kurti-Abdixhiku: Shpresojmë në marrë...
Kosova, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut nënshkru...
U vetëplagos me armë zjarri, humb jetën gjatë rrugës për në ...
Organizata e Trupave të Gardës Revolucionare Islamike shpall...