Kryetari i Vitisë dhe njëherit kandidat për kryetar komune nga radhët e LDK-së, Sokol Haliti, ka thënë se mandati i tij i ardhshëm do të jetë vazhdimësi e programit të tij për një Viti të re, me zhvillim ekonomik të ri dhe bujqësi të zhvilluar.
“Arsimi, kultura, rinia, sporti, ambienti dhe shëndetësia do të jenë prioritete”, tha Sokoli në Edicionin Zgjedhor.
Sa i përket problemit me ujin e pijes, me të cilin përballen banorët e fshatrave të Vitisë, Haliti tha se janë në fazë të implementimit, njofton Klankosova.tv.
“Jemi në implementim të ujit të pijes për 17 fshatra”.
Kryetari i tanishëm tregoi se asnjë fshat nuk ka pasur qasje në ujë të pijshëm.
“Sigurimi i ujit të pijes me kapacitet të plotë është prioritet për katër vitet e ardhshme”.
“Ne jemi kujdesur që ujë të sigurojmë në secilin shkollë”.
Sa i përket shëndetësisë, Haliti u mburr me ndërtim të objektit ambulativ, si dhe numrin në ngritje të ambulancave.
“Pandeminë e kemi menaxhuar më së miri në Kosovë”, shtoi Haliti.
Po ashtu, Haliti tha se gjatë mandatit të tij janë ndërtuat 14 kanalizime në 14 fshatra.
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...
Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë ende larg përfu...