Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, deklaroi se për 20 vjet, qytetarët e Kosovës e kanë paguar energjinë elektrike më së liri në rajon e Evropë, ndërsa sipas tij, me qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti, do ta paguajnë më së shtrenjti.
Ai deklaroi se kjo seancë s’është ftuar për analiza se kush e ka shkaktuar krizën, por për krizën e krijuar nga Qeveria, që sipas deputetit, zgjidhja s’duhet të bëhet në kurriz të qytetarëve.
“As atëherë e as sot zgjidhjen s’duhet ta bëni në kurriz të qytetarëve. Ne s’kemi mundur të paralajmërojmë më para, por nga gushti kur na ka trokitur në derë. Në janar, kryeministri i njofton qytetarët se nga shkurti kanë për ta paguar rrymën 100 për qind më shtrenjtë. Tash a duhet të futen në kredi qytetarët për të përballur koston e energjisë. Me qeverisjen tënde qytetarët do ta paguajnë energjinë elektrike më së shtrenjti në Evropë”, deklaroi Tahiri.
Arsim Bajrami shpreh gatishmërinë të kandidojë për President
SHBA–Iran, rifillojnë bisedimet bërthamore në Gjenevë
16 mijë qytetarë nënshkruajnë peticion për ish-krerët e UÇK-...
Kurti kujton Adem Demaçin dhe Astrit Deharin në përvjetorin ...
Begaj nis vizitën zyrtare në Maqedoninë e Veriut
Myftiu Tërnava e falënderon Turqinë për ndihmat ndaj populli...