Kryeministri i Republika e Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar sot Adem Demaçi dhe Astrit Dehari në ditëlindjen e tyre, duke i cilësuar si figura të rëndësishme të përpjekjes për liri, drejtësi dhe Republikën e Kosovës.
Kurti tha se Demaçi mbetet emri më i shquar i organizimit të gjatë për liri e bashkim kombëtar, ndërsa Dehari, sipas tij, përfaqëson vazhdimin e asaj përpjekjeje nga brezi i ri, për emancipim, barazi dhe përkujdesje për të gjithë.
“Adem Demaçi është emri më i shquar i përpjekjes së gjatë të popullit shqiptar rreth organizimit të gjerë për liri e bashkim kombëtar, për drejtësi dhe Kosovën Republikë. Astrit Dehari është emri më i dalluar ndër aktivistët e rinj të vazhdimit të së njëjtës përpjekje për Republikën e Kosovës, për emancipim e shqiptari, për barazi e përkujdesje për të gjithë. Ditëlindja e tyre nuk është veç një numër kalendarik (26 shkurt), por shifër domethëniesh të thella që vijojnë të na frymëzojnë dhe tregojnë me bindje rrugën tonë përpara”,l shkroi ai./Arbresh.info
Stresi kronik mund t’ju ndezë lëkurën: Shkencëtarët zbulojnë...
Vranësira, rreze dielli dhe riga shiu – Parashikimi i ...
Komanda Qendrore e SHBA-së: Bllokada amerikane e porteve ira...
Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip
Starmer përshëndet fitoren e Magyar në Hungari: Moment histo...